Një foshnje dyshohet se ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, pasditen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar Komandanti i zjarrfikësve të Mitrovicës, Burim Ibishi.
Ai tha se foshnja është nxjerrë nga uji me shenja jete nga një qytetar.
“Njoftimin se ka rënë një foshnje në ujë e kemi marrë nga një qytetar. Kur kemi arritur ne, një qytetar thuajse e nxori. Qytetari është lënduar në dorë. Dyshohet se e ka thyer dorën. Foshnja është nxjerrë e gjallë dhe ka ardhur emergjenca e ka marrë”- tha Ibishi.
Komandanti potencon se ndërhyrja nga zjarrfikësit është bërë rreth orës 15:40.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...