Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga PDK dhe LDK që të shqyrtojnë kërkesën e tyre për propozimin e tre kandidatëve për president të shtetit, në mënyrë që të evitohen zgjedhjet.
“Përkundër deklaratave politike, ne jemi seriozë dhe të përgjegjshëm. Kemi qëndruar prapa propozimeve dhe qëndrimeve tona. Në këtë moment ku jemi nuk bëhet fjalë për lojëra, por për përgjegjësi. Nuk ka pasur asnjë propozim nga partitë tjera deri tani. Kur jemi pak ditë para përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese, unë i ftoj që të diskutojnë në organet e tyre, ta shqyrtojnë me përgjegjësi këtë kërkesë”, ka deklaruar ajo.
Nagavci tha se nuk duhet bërë lojëra me fjalë, por duhet të ndërmerren veprime që vendi mos të shkojë në zgjedhje.
“Sikurse tashmë e keni kuptuar, kryesia e LVV mbrëmë ka pasur një mbledhje ku ka pasur konsensus të plotë që duhet të bëjmë edhe një hap përpara që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja dhe të gjejmë zgjidhje. Të gjithë jemi dëshmitarë që kemi bërë propozime të njëpasnjëshme. Propozimi dhe oferta jonë gjeneroze e parë ka qenë që të heqim dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit. Meqenëse asnjëra nga dy partitë tjera opozitare nuk ka qenë e gatshme të ecim para, ne sot kemi dalë me propozim të ri që tre kandidatët për president të vijnë nga PDK dhe LDK. Ne jemi të gatshëm që të japim nënshkrimet tona për tre kandidatët me të cilët do të merrnim pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. Afati i fundit për të zgjedhur presidentin është data 27; ne kemi bërë të ditur se mbrëmja e ditës së diel është koha kur presim propozimet nga këto dy parti. Edhe një palë zgjedhje të reja, përveç se kanë kosto të larta, ka edhe projekte miliona euro që presin të miratohen nga Kuvendi”, ka shtuar ajo.
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi