Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me propozimin që Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të sjellin tre emra për postin e presidentit.
Pas ceremonisë për nisjen e punimeve në projektin “Ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash”, Kurti tha se kjo ofertë duhet të konkretizohet deri të dielën në mbrëmje, për shkak të afateve kushtetuese.
Ai bëri të ditur se një natë më parë është mbajtur një mbledhje e gjatë e Kryesisë së Vetëvendosje, ku janë shqyrtuar opsione të ndryshme për të ecur përpara në proces.
“Kemi pasur mbrëmë deri vonë një mbledhje të Kryesisë së LVV ku kemi diskutuar opsione të ndryshme dhe me një gatishmëri të lartë për të ecur përpara kemi bërë edhe një hap më shumë. Jemi të vetmit që kemi ndërmarr hapa deri tani.Të gjitha takimet që i kemi pasur me PDK-në dhe LDK-në janë iniciuar nga unë. Asnjë takim nuk e kanë thirrur ata. Sido që të jetë kam pasur refuzim edhe për takime…
Hapi i ri që kemi ndërmarrë e i cili duhet të konkretizohet deri nesër në mbrëmje sepse afatet janë të tilla është që LDK dhe PDK bashkërisht si dy parti që janë më të vjetra se LVV le të na i sjellin tre emra të personaliteteve unifikuese, të figurave që kanë reputacion të lartë për nga integriteti qytetar e kombëtar e po ashtu dhe për nga kontributi profesional në shoqëri dhe këtyre tre emrave mund t’ua sigurojmë nënshkrimet”, tha ai.
Kurti tutje tha se në rast se i sjellin tre emra të personaliteteve unfikuese jashtë skenës politike atëherë dy kandidaturat e tyre, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha do të tërhiqeshin.
“Ne po presim tre emra prej atyre dy partive bashkë”, tha ai.
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi