Haxhiu përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo rezolutë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin institucional ndaj shqiptarëve në Lugina e Preshevës, duke synuar mbështetjen e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre në përputhje me standardet evropiane, shkruan IndeksOnline.

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane. Ky vendim është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se përmes këtij vendimi synohet forcimi i bashkëpunimit dhe avancimi i zhvillimit, barazisë dhe integrimit shoqëror të këtij komuniteti.

“Përmes këtij angazhimi, synojmë të qëndrojmë pranë tyre, të mbështesim të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të thellojmë bashkëpunimin që kontribuon në zhvillim, barazi dhe integrim të plotë shoqëror. Kjo rezolutë është një mesazh i qartë i solidaritetit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Haxhiu.