Papa Leoni ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani të rikthehen në bisedime për t’i dhënë fund luftës.
Në deklaratat e tij, Papa theksoi se çështja nuk duhet të fokusohet te ndryshimi i regjimit në Iran, por te mënyra se si mund të promovohen vlerat njerëzore pa shkaktuar humbje të mëdha jetësh të pafajshme, raporton CNN.
“Çështja nuk është nëse duhet të ndryshojë apo jo regjimi në Iran, por çështja duhet të jetë si të promovohen vlerat që ne besojmë, pa vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve”, u shpreh ai.
Duke folur për gazetarët në bordin e avionit të tij, Papa nënvizoi qëndrimin e tij kundër luftës.
“Si bari shpirtëror, nuk mund të jem në favor të luftës,” tha ai. “Do të doja të inkurajoja të gjithë të gjejnë përgjigje që vijnë nga një kulturë paqeje dhe jo nga urrejtja dhe përçarja.”
I pyetur në lidhje me ekzekutimet e fundit në Iran, Papa Leoni XIV deklaroi se dënon të gjitha veprimet e padrejta, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.
“Unë dënoj marrjen e jetës së njerëzve. Unë dënoj dënimin me vdekje. Besoj se jeta njerëzore duhet respektuar dhe se të gjithë njerëzit, nga ngjizja deri në vdekjen natyrore, duhet të respektohen dhe të mbrohen,” theksoi ai.
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi