Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një postim në rrjetet sociale të enjten se kishte urdhëruar Marinën të “qëllojë dhe të vrasë” çdo varkë që vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit.
“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo varkë, sado të vogla që të jenë (Anijet e tyre detare janë TË GJITHA, 159 prej tyre, në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit,” shkroi Trump, raporton Abcnews.
“Nuk duhet të ketë asnjë hezitim. Për më tepër, ‘pastruesit’ tanë të minave po pastrojnë Ngushticën pikërisht tani. Me këtë po urdhëroj që kjo veprimtari të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar!” shtoi Trump.
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...