Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede në Forumin Ekonomik të Delfit me Alexis Papahelas, kryeredaktor i Kathimerini, u ndal te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke trajtuar disa nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve.
Rama theksoi se ekziston ende një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve, ligji i luftës, por ambicia e përbashkët është që deri në vjeshtën e ardhshme të arrihet dakordësi për të gjitha mosmarrëveshjet.
“Ambicia jonë është që të përfundojë brenda këtij viti dhe që vjeshtën e ardhshme, ne të deklarojmë që kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Ministri Gerapetritis që është këtu dhe e përshëndes dhe admiroj vërtetë mënyrën e tij të hijshme. Është gjithmonë i hijshëm edhe në momentet më të vështira, ka një buzëqeshje të hijshme, një profesor i jashtëzakonshëm i së drejtës. Ai është angazhuar me ministrin tim të Jashtëm dhe jemi shumë besimplotë. Nga ana jonë nuk shohim çështje. Pra, për ne nuk ka asnjë problem për këtë çështje. Natyrisht kemi çështjen ende të pazgjidhur të ligjit të luftës. Duam që të mos jetë, të ikë dhe nuk kemi probleme të tjera dhe kemi diçka që është një aset i madh për ne, që është pakica greke dhe po kështu diçka tjetër që është aset i madh i madh për ju, që janë qytetarët shqiptarë që jetojnë këtu, të cilët janë shumë e tashmë plotësisht të integruar. Kësisoj ju detyrohemi të dyja palëve për të pasur një raport miqësor.”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjes për marrëveshjen e detit, Rama konfirmoi se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord ta çojnë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg.
“E vërteta ka më shumë nuanca. Nuk ishte që unë isha kundër kësaj, por pasi marrëveshja u bë publike, një personalitet i ushtrisë doli me një artikull të plotë mbushur me kritika dhe kjo e ndezi mjedisin. Në atë kohë ishim në opozitë dhe thashë: kjo mund të duket si një dhuratë e shkëlqyer për mua, mund të dalim në protesta dhe ta quajmë tradhti, por nuk është kjo që duhet të bëjmë. E çuam në Kushtetuese dhe tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare.”
/rtsh.al/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...