Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Slivovë

13:19 | 22 Prill 2026
E.H

Në fshatin Slivovë të Ferizajt janë zhvilluar homazhe për nder të 145-vjetorit të rënies së heroit kombëtar Mic Sokoli.

Kjo ngjarje u organizua nga Komuna e Ferizaj, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve dhe Dëshmorëve të Tropojë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfshirë nënkryetarin e komunës, Lulzim Aliu, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyçi, si dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Tropoja, familjarë të heroit, qytetarë dhe nxënës të shkollës “Mic Sokoli” në Slivovë, të cilët shënuan njëkohësisht edhe Ditën e Shkollës.

“Gjatë aktivitetit u vendosën kurora lulesh dhe u bënë homazhe në nderim të figurës së Mic Sokoli, i cili njihet për aktin e tij heroik në Beteja e Slivovës, ku sakrifikoi jetën për lirinë e vendit. Përkujtimi shërbeu si një moment reflektimi mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe vlerave kombëtare, duke u bërë njëkohësisht edhe një thirrje për edukimin dhe frymëzimin e brezave të rinj me shembujt e sakrificës dhe atdhedashurisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale