Cristiano Ronaldo dhe djali i tij Cristiano Ronaldo Jr. mund të ndajnë së shpejti të njëjtin ambient në futbollin profesionist.
Sipas gazetarit të njohur dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Al Nassr po shqyrton seriozisht mundësinë që Cristiano Jr. të përfshihet në stërvitjet e ekipit të parë duke filluar nga sezoni 2026/2027.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por brenda klubit saudit kanë nisur diskutimet për këtë hap potencial.
Drejtuesit po ndjekin nga afër zhvillimin e të riut dhe po vlerësojnë nëse ai është gati për një eksperiencë të tillë në nivelin më të lartë.
Nëse realizohet, do të ishte një moment historik – babë e bir në të njëjtin ekip, diçka që shkon përtej një ëndrre për tifozët e futbollit.
Cristiano Ronaldo aktualisht 41-vjeçar po vazhdon të jetë në top formë duke dhuruar performanca të shkëlqyer tek Al-Nassr, dhe duke shënuar gola. Për momentin synimi i tij është të arrij 1000 gola në karrierë ku ka 969.
Ndërkohë, CR7 Junior e ka nisur karrierën mjaft, ai madje është paraqitur edhe tek kombëtarja e Portugalisë në grupmoshat U15 dhe U16, ku ka realizuar tre gola në 10 paraqitje./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...