Zërat për një zëvendësim të mundshëm të Álvaro Arbeloa në stolin e Real Madrid nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, nga Gjermania, konkretisht nga mediumi Bild, ka dalë në skenë një emër i ri për drejtimin e skuadrës madrilene, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për Sebastian Hoeneß, trajnerin aktual të VfB Stuttgart. 43-vjeçari po ndiqet nga afër nga drejtuesit e klubit “mbretëror”, të cilët janë impresionuar me stilin e lojës që ai ka ndërtuar te skuadra gjermane.
Hoeneß ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2028 dhe nuk posedon klauzolë lirimi.
Përveç Real Madridit, interesim për trajnerin gjerman kanë shfaqur edhe klube të mëdha angleze si Chelsea dhe Manchester United.
Hoeneß, një trajner jo me shumë përvojë të madhe i cili nuk ka udhëhequr klube të madhe, por vetëm grupmoshat e Leipzigut e Bayernit, si skuadrën e dytë bavareze, kulminacionin e tij në karrierë e arriti pikërisht edicionin që lamë pas me Stuttgartin, ku e fitoi Kupën e Gjermanisë.
Ai ka edhe një trofe me skuadrën e dytë të Bayern Munich. Teksa për dy sezone e udhëhoqi edhe skuadrën e Hoffenheim, por pa lënë shumë gjurmë.
Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madridi nuk do të eksperimentojë më me trajner të ri por e do një me përvojë të madhe, që mund të menaxhoj edhe yje si Mbappe, Vini, Jude apo edhe Valverde.
Gjithçka do të vendoset pasi të mbyllet ky sezon tejet i veshtire për madrilenët, ku tashmë bëhen dy sezone që nuk arrijnë të fitojnë një trofe madhor, dhe kjo e ngre alarmin për presidentin Florentino Perez.
Përveç Hoeneß në listë janë edhe Klopp, Deschamps, teksa së fundmi po flitet edhe për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...