Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

12:30 | 21 Prill 2026
E.K

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka tërhequr vërejtje kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës plenare.

Reagimi i saj erdhi pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit.

Haxhiu kërkoi nga Haradinaj që të mos përdorë gjuhë të papërshtatshme në Kuvend, duke theksuar se foltorja nuk duhet të keqpërdoret.

“Zotëri Haradinaj ju lutem të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tilla në Kuvendin e Kosovës, mos mendo që e përforcon argumentin duke përdorur gjuhë jo parlamentare. Mos e keqpërdor këtë foltore të Kuvendit, është hera e fundit që ta tërheqi vërejtjen, nuk ke asnjë replikë me mua”, tha kryeparlamentarja.

Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali

 

Shpërndaje në rrjete sociale