Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontrabandim migrantësh

08:44 | 21 Prill 2026
E.K

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të një kompanie taksie, i cili dyshohej se ishte i përfshirë në kontrabandim me migrantë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:20, kur zyrtarët policorë kanë vërejtur automjetin me një shofer kosovar.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka vendosur që personat të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“SPK Dheu i Bardhë 20.04.2026 – 14:20. Policia ka vërejtur një automjet të një kompanie Taxi me drejtues mashkull kosovar, i cili dyshohet se po kryente veprën e lartcekur. Është kontaktuar prokurori dhe me vendim të tij personat janë liruar”, thuhet në raport./Arbresh.info