Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në këtë rajon.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë periudhës nga data 13 prill deri më 19 prill, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur 19 raste të vjedhjeve dhe një grabitje, 15 raste kanë ndodhur në Ferizaj; 4 raste në Kaçanik dhe një rast në Shtime, transmeton Arbresh.info.
“Në rajonin e Ferizajt është raportuar 1 rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Kaçanik. Policia ka arrestuar 17 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.
Policia e rajonit të Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...