Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Spanja do te duhej ta kishte njohur qysh moti Kosovën si shtet.
Në një intervistë për gazetën “El Periodico”, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë, Kurti ka thënë se është duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë meqë nuk ka asnjë mosmarrëevshje mes dy shteteve.
“Do t’u thoja atyre se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e veta territoriale. Serbia kreu gjenocid; nuk ka asnjë mënyrë për të bërë paralele midis Madridit dhe Beogradit. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm, dhe Spanja duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, megjithëse ende ka kohë për ta bërë këtë. Po punoj drejt kësaj dhe shpresoj se do ta bëjnë. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Spanjën. Nuk ka pengesa për njohjen e Kosovës. Sa më shpejt të ndryshojë kjo, aq më mirë”, ka deklaruar Kurti.
Ndryshe, Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, e pyeti komisionaren Kos se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, kur ka diskutuar së fundi me ta dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.
“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.
Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.
Mospranimi nga këto shtete vlerësohet si pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...