Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, me respekt dhe mirënjohje të thellë

16:49 | 20 Prill 2026
E.G

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Luigi Mamollit, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin e Luganos.

Pacolli nënvizoi se Luigi ishte një njeri i rrallë, me shpirt të pastër, i ndershëm dhe i përkushtuar, i cili gjatë 46 viteve të fundit, me dashuri dhe nder, kishte hapur zemrën, derën dhe dorën për mijëra njerëz.

“Sot përcollëm për në jetën e amshuar Luigi Mamollin, i cili sapo kishte mbushur 97 vite jetë. Një njeri i rrallë — shpirtërishtë i pastërt, i ndershëm, besnik dhe profesionist i përkushtuar. Për 46 vite me radhë, ( deri para nje jave) ai mbajti të hapur me nder derën, zemrën dhe dorën e shtrirë për mijëra mysafirë, qe me vizitonin ne Lugano, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetët e tyre. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ia dhëntë paqen e përjetshme.”, ka shkruar Pacolli.

“Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, me respekt dhe mirënjohje të thellë.”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale