Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së, vjen me një reagim në rrjetet sociale

19:15 | 19 Prill 2026
E.G

Armir Shahini, i njohur ndryshe si Miri, ishte finalist i këtij edicioni të BBVA-së, duke u renditur i dyti në finalen e madhe.

Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm ai ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family ka falënderuar fansat e tij për mbështetjen që i dhanë në këtë rrugëtim siç e ka përshkruar ai me plot sfida dhe emocione.

Krahas shkrimit emocionues, Miri publikoi gjithashtu edhe një video, sekuenca të kapura nga eksperienca e tij në BBVA.

“Ju falenderoj nga zemra të gjithë njerëzit e mi të afërt dhe të gjithë fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme që më dhatë gjatë këtij rrugëtimi plot sfida dhe emocione”, ka shkruar ai.

“Jam thellësisht mirënjohës për këtë eksperiencë të veçantë dhe për dashurinë e pakushtëzuar që më keni falur në çdo moment. Mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe. Ju mbaj në zemër dhe ju dua pafund”, ka potencuar artisti.

Ndryshe, fitues i këtij edicioni të BBVA-së, u shpall Selin Bollati, balerina që fitoi zemrat dhe mbështjen e madhe të publikut.

Shpërndaje në rrjete sociale