Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FARSH-së

14:01 | 17 Prill 2026
R J

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim vëllazëror shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji. Fillimisht, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Kingjin për vizitën në FSK, gjithashtu e përgëzoi për rolin e tij në udhëheqjen e FARSH-së, si edhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore ndaj FSK-së.

Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët u dhuruan fituesëve të garës së “ushtarit më të mirë“ certifikatat, ku me këtë rast uruan fituesit për suksesin e arritur dhe shprehën konsideratë të lartë për angazhimin dhe punën e tyre.

Në fund të dy gjeneralët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje ndërmjet dy forcave të armatosura në funksion të ngritjes dhe afirmimit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.