Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Kosovë, duke ngritur alarmin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë për punëtorët.
Vetëm gjatë periudhës nga janari deri në muajin prill të këtij viti, janë regjistruar disa raste fatale që lidhen drejtpërdrejt me vendin e punës.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në shtatë brenda këtyre muajve të parë të vitit.
Sipas tij, kjo situatë është tregues i qartë se standardet e sigurisë në punë nuk po respektohen në nivelin e duhur nga kompanitë.
Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi pronarët e kompanive, të cilët duhet të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët, në përputhje me ligjet në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Janë 7 persona. Duhet pronarët e kompanisë ta zbatojnë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Azemi ka kërkuar angazhim më të madh nga institucionet përgjegjëse, duke vënë theksin te roli i Inspektoratit të Punës.
Sipas tij, ky institucion duhet të jetë më rigoroz në mbikëqyrje dhe të shmangë çdo tolerim ndaj shkeljeve që rrezikojnë jetën e punëtorëve.
“Inspektorati duhet krye punen e vetë, jo të bëj lëshime”, është shprehur.
Së fundmi, në Ferizaj ka vdekur një person, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një objekti që ishte në ndërtim.
Ky rast e ka çuar në shtatë numrin e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës, vetëm gjatë periudhës katërmujore të këtij viti.
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...
Rriten për 6 qind çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së n...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...