UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në përballjen e madhe mes Bayern Munich dhe Real Madrid, e cila do të zhvillohet të mërkurën dhe do të vendosë njërin nga katër gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për sllovenin Slavko Vinčić, një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s në ndeshjet e mëdha evropiane.
Kjo do të jetë hera e pestë që Vinčić gjykon një ndeshje të “Los Blancos”, me bilanc pozitiv për madrilenët: katër fitore dhe vetëm një humbje.
Ndër këto ndeshje spikat finalja e fundit e Ligës së Kampionëve në vitin 2024, ku Real Madridi triumfoi 2-0 ndaj Borussia Dortmund.
Gjyqtari slloven ka qenë gjithashtu i pranishëm në humbjen 1-3 të Realit ndaj AC Milan sezonin e kaluar, si dhe në dy ndeshje të këtij edicioni: fitoren 1-0 ndaj Juventus në fazën e ligës dhe suksesin 2-1 kundër Benfica në play-offin e fazës së 1/8-ës.
Ndërkohë ai e ka referuar Bayernin në pesë përballje ku bavarezët kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Duke marrë parasysh rëndësinë e sfidës, UEFA ka vendosur t’i besojë një gjyqtari me përvojë të madhe si Vinčić, në një duel ku të dy ekipet synojnë me çdo kusht një vend në gjysmëfinale./Arbresh.info
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...
Rriten për 6 qind çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së n...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...