Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka raportuar sot në Komisionin përkatës në Kuvend, ku ka paraqitur prioritetet dhe sfidat e ministrisë që drejton.
Para deputetëve, ministri Hoti tha se ndihet i nderuar që po raporton për çështjet që janë në fushëveprimtarinë e ministrisë, duke theksuar se institucioni që ai drejton mbulon një gamë të gjerë sektorësh.
Ai bëri të ditur se ministria mbikëqyr Inspektoratin e Punës, Agjencinë e Punësimit, si dhe trajtimin e vlerave të luftës çlirimtare. Po ashtu, sipas tij, kjo ministri është përgjegjëse edhe për menaxhimin e skemave pensionale në Kosovë.
Duke folur për prioritetet, Hoti theksoi se një ndër synimet kryesore është avancimi i Projektligjit të Punës, si dhe transformimi i aftësimit profesional në cilësi më të lartë.
Ai njoftoi gjithashtu se është duke u zhvilluar reforma e asistencës sociale në bashkëpunim me Banka Botërore, e cila pritet të përfundojë në vitin 2027.
Ministri paralajmëroi edhe hartimin e një projektligji të veçantë për vlerat e luftës çlirimtare, ndërsa shtoi se ministria mbulon zbatimin e ligjit të punës në të gjitha 38 komunat e vendit.
Sipas tij, fokusi mbetet në forcimin e zbatimit të ligjeve dhe përshtatjen e tyre me realitetin në Kosovë, me qëllim uljen e nivelit të papunësisë. “Ministria është shumë e madhe dhe ka shumë punë për t’u bërë”, theksoi ai.
Në anën tjetër, nënkryetari i Komisionit, Artan Behrami, ngriti çështjen e Dhomave të Specializuara, duke kërkuar angazhim më të madh institucional lidhur me këtë gjykatë.
Behrami tha se kjo gjykatë është themeluar mbi raportet e EULEX dhe nuk është gjykatë e Kosovës, por e lidhur me mekanizma ndërkombëtarë.
Ai kërkoi që raportimi për këtë çështje të bëhet në Kosovë dhe që ministria të ketë një angazhim më proaktiv për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.
Po ashtu, ai pyeti ministrin Hoti se cili do të jetë angazhimi konkret i tij dhe i qeverisë për adresimin e kërkesave që vijnë nga mbrojtja e të akuzuarve në këtë proces./Arbresh.info
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë