KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend.
Sipas KEDS, kjo bëhët bazuar në planin për investime që është miratuar nga ZRRE dhe nuk lidhet vetëm me përiudhën e fundit apo ditët e fundit.
“Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit.
Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE.Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, thuhet në komunikatën e KEDS.
Sipas KEDS “dërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion”.
Njehsorët janë ndërruar dhe do të vazhdojnë të ndërrrohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planifikimit. Siç është bërë e ditur edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila po kryen verifikimet përkatëse, njehsorët matin saktë konsumimin e energjisë elektrike, ndërsa devijimet e mundshme lidhen vetëm me datë dhe kohë,” thuhet në reagim.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...