Disa pompa të benzinës kanë shkelur vendimin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për marzhën e fitimit me derivate, ka njoftuar ministrja Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se shkelje ka pasur në rajonin e Pejës, Mitrovicës e të Prishtinës nga disa pompa të benzinës që kanë shitur me çmime përtej 1.91 euro për litër sa ka qenë e caktuar për sot.
Kusari-Lila në Facebook ka bërë të ditur se informatat për këto shkelje janë pranuar nga konsumatorët përmes telefonit. Këto pompa kanë shitur naftën me çmim deri 1.94 euro për litër.
Për parregullsi, ajo ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë në emailin: [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 16 000
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...