Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e lehtë, është detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme

16:33 | 4 Prill 2026
Q L

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu në ceremoninë zyrtare të dorëzim-pranimit të detyrës së presidentes.

Pas përfundimit të mandatit të saj si presidente dhe dështimit të deritanishëm të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, këtë rol do ta ushtrojë kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

Osmani i uroi suksese Haxhiut në detyrën si ushtruese e detyrës së presidentes duke thënë se kjo detyrë ka përgjegjësi të jashtëzakonshme.

“Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyja pra të jem edhe kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së presidentës. Sa do që të dy detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit njëkohësisht të udhëheqësh detyrën e jashtme të vendit dhe ushtrinë e vendit dhe shumë detyra të tjera janë përgjegjësi e jashtëzakonshme për të cilat ju dëshirojmë sukses, dhe njëkohësisht shpresojmë që së shpejti Kuvendi i Republikës së Kosovës ta zgjedh presidentin apo presidenten e re”, tha Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale