Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim përfshin edhe punëtorët që nuk kanë përfunduar një vit të plotë pune.
Sipas tij, ata do të përfitojnë një pagesë të pjesshme, në përpjesëtim me muajt që kanë qenë të angazhuar në punë.
“Për personat që nuk i kanë mbushur 12 muaj të plotë të punës, do t’u takojë një pagë e pjesshme në raport me muajt që kanë punuar”, ka deklaruar Murati.
Ai shtoi se me këtë vendim synohet krijimi i një standardi të ri në vlerësimin e kontributit të secilit punëtor në sektorin publik, duke siguruar trajtim më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë të punësuarit.
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...