Të dielën, asfalti në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, e përpiu toka.
Kjo shkaktoi alarm te të gjithë qytetarët, ndërsa si pasojë, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë u ndërprenë për disa zona të kryeqytetit.
Lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha në emisionin “Ora Shtatë” se primare për komunën është restaurimi i rrymës dhe ujit.
“Kemi qenë mbrëmë deri në orët e vona këtu për të sanuar problemin. Të gjitha ekipet tona, edhe nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave dhe ekipe të tjera kanë ardhë për të ndihmuar sanimin e çështjes dhe me pa nga afër se çka ka qenë problemi”.
“Shihet se ka pasur një problem të madh strukturor, shihet edhe në video që ka pasur një kolaps të pinave që është dashur ta mbrojnë këtë zonë. Na thanë nga ndërtuesit këtu, se duket që ka pasur një problem me ujin, në rrjedhje uji që e ka shkaktuar këtë problem, por kjo ende nuk dihet saktësisht. Mirëpo dëmet nuk janë vetëm këtu, janë në pjesë të ndryshme të qytetit, sepse këtu kalojnë linjë të rrymës, dhe disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa rrymë”.
“Tani bisedova edhe me disa ekipe të KOSST-it, po thonë që shumë shpejt do ta lëshojnë një linjë, që duket se ka shpëtuar, por lutemi që çdo gjë të bëhet sa më mirë për qytetarët”, tha Rama në Klan Kosova.
Ndërsa ai shtoi se me patjetër duhet të gjendet shkaktari i një “rreziku” kaq të madh.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...