Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ushtrimet në afërsi të brezit kufitar të Kosovës të bëra nga parashutistët e ushtrisë së Serbisë i ka cilësuar si provokim dhe shfaqjeje e rrezikshme të agresionit.
Lidhur me këto deklarime të kryeministrit Kurti kanë folur nga KFOR për Gazetën Express, duke treguar se Serbia e kishte informuar KFOR-in për mbajtjen e një trajnimi të tillë në fshatin Muhovc.
KFOR ka thënë se një aktivitet i tillë është kryer në territorin e Serbisë dhe s’e rrezikon sigurinë apo stabilitetin rajonal.
“Mund të konfirmojmë se KFOR-i u informua se Forcat e Armatosura Serbe (FAS) do të kryenin një aktivitet të planifikuar trajnimi që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc, Serbi. Ky është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon”, ka thënë zëdhënës i KFOR.
Ky zëdhënës ka thënë se “Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe. KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar për zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt (SASE) dhe liri lëvizjeje për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, pjesërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.
Kryeministri Albin Kurti ushtrimet në afërsi të vijës kufitare me Kosovën i ka cilësuar si të rrezikshme dhe shfaqje agresioni.
“Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaçevë nga njësia e brigadës 63 të parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopterë H145M dhe kërcënimeve me parashutë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, ka deklaruar Kurti.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...