Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren, përball restorantit “Alegria”.
Viktima është Ezan Ademaj 29-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë nga drejtimi i lagjes Arbana në drejtim të rrugës Suharekë–Prizren. Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot, me namaz të Ikindisë në ora 15:10.
Sipas rrethanave fillestare, ai dyshohet se gjatë tentativës për tejkalim të një veture “Ford Fiesta”, nuk ka mbajtur distancën e sigurisë dhe ka goditur pasqyrën e majtë të automjetit.
Si pasojë e goditjes, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është përplasur në pjesën e pasme anësore të një kamioni transportues që po qarkullonte para veturës. Pas përplasjes, motoçiklisti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...