Liverpooli synon përmbysjen e rezultatit sonte në ‘Anfield’ përballë skuadrës turke Galatasaray, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
“The Reds” janë në disavantazh 1:0 pas sfidës së parë dhe kjo ndeshje pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të sezonit për klubin anglez dhe trajnerin Arne Slot.
Përpara ndeshjes, Slot foli hapur për presionin, por theksoi se beson te mbështetja në “Anfield” dhe shprehu besimin se tifozët do të frymëzojnë ekipin drejt një performancë pozitive mbrëmjen e sotme. Ai nënvizoi se tifozeria e Liverpoolit është një nga më të zjarrtat në botë, prandaj edhe skuadra duhet të përqendrohet në përmbysje të rezultatit për të ndryshuar perceptimet rreth këtij sezoni.
Kjo përballje përbën një moment kyç për Liverpoolin këtë sezon, veçanërisht pas formës së paqëndrueshme në kampionat, prandaj humbja e mundshme mund të shtojë presionin mbi trajnerin Arne Slot.
Përveç sfidës Liverpool-Galatasaray, e cila zhvillohet, në orën 21:00, mbrëmja e sotme e ‘Champions’-it sjell edhe tri përballje të tjera.
Nga ora 18:45 takohen Barcelona – Newcastle, me klubin katalanas që mund të vlerësohet se ka avantazh minimal pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë ndaj Newcastle United.
Ndërkaq, nga ora 21:00 zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera Bayern Munich – Atalanta dhe Tottenham-Atletico Madrid. Bayerni shënoi një fitore të thellë 6–1 në ndeshjen e parë kundër Atalantas, por mungesa e disa lojtarëve kyç për shkak të lëndimeve mund të ndikojë në lojën e kësaj skuadre.
Ndërkaq, Tottenham synon ta ruajë epërsinë nga ndeshja e parë përballë Atleticos (5–2) për t’u konfirmuar si çerekfinaliste.
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar