Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, më 24 dhe 25 mars.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët tanë të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të tyre, gjithnjë duke vendosur në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.
Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për t’u siguruar fëmijëve mbrojtje në epokën e mundësive më të avancuara të botës digjitale./Arbresh.info
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...