Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja Emilija Rexhepi, si dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Blerim Gashani.
Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.
Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin. Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës./Arbresh.info/
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...
Musliu pas dështimit për zgjedhjen e presidentes: E marta is...
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur