Analisti amerikan Daniel Serwer ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e Richard Grenell nga posti i drejtorit të John F. Kennedy Center for the Performing Arts në Uashington, duke shprehur shpresën që ai të mos marrë ndonjë detyrë të re në Ballkan apo në ndonjë rajon tjetër të botës.
“Lajm i mirë, por shpresoj të mos marrë ndonjë punë në Ballkan, apo në ndonjë pjesë tjetër të botës,” ka shkruar Serwer, duke komentuar raportimet për largimin e Grenell nga drejtimi i qendrës kombëtare të artit në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë mandatit të tij në krye të Kennedy Center, Grenell u përball me një sërë polemikash dhe vështirësish në menaxhimin e institucionit, përfshirë anulime të performancave dhe kritika nga komuniteti artistik.
Grenell, i njohur edhe për angazhimin e tij në politikën ndërkombëtare dhe në Ballkan, kishte shërbyer më parë si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...