Në një mbledhje elektronike të zhvilluar të premten, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro mbështetje për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme e të cilët janë prekur nga situata e sigurisë për shkak të luftës që ka shpërthyer në rajon.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar lërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Në fund të shkurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit. Në kundërpërgjigje, Teherani po godet me raketa edhe vendet arabe fqinje – vende në të cilat ka shqiptarë, siç ka njoftuar Ministria e Jashtme. Lufta mes vendeve po vazhdon.
Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria ka autorizuar aprovimin e transfereve nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40 mijë euro, ka ndarë 370 mijë euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e presidentes së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...