Përveç derivateve, edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje të dukshme gjatë muajit shkurt, duke rënduar edhe më shumë buxhetin e familjeve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja më e madhe është shënuar te pemët, mishi dhe perimet, ndërsa qytetarët thonë se përballimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të pagave dhe pensioneve të ulëta. Nga Autoriteti i Konkurrencës thonë se çmimi i derivateve mund të ketë ndikuar në këtë.
Gjatë muajit shkurt, çmimet e disa produkteve ushqimore janë rritur dukshëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja më e madhe është shënuar te pemët me 16 për qind, mishi me 14.7 për qind, perimet me 6.4 për qind, ndërsa qumështi, vezët dhe djathi janë rritur për 5.6 për qind.
Po ashtu, prodhimet ushqimore në përgjithësi janë rritur për rreth 5.4 për qind, ndërsa buka për 5.2 për qind.
Këto rritje, sipas qytetarëve, po e vështirësojnë mirëqenien e tyre, duke marrë parasysh nivelin e pagave dhe të pensioneve në vend.
Sali Koliqi, qytetar tha se “janë të papërballueshme, me rrogat e pensionet që i kemi janë shumë të larta. Nuk kemi çka me bo, shumica e produkteve vijnë prej jashtë dhe kanë edhe ata probleme”.
Edhe qytetarë të tjerë thonë se pavarësisht rritjes së çmimeve, produktet bazë duhet të blihen për shkak të nevojës së përditshme.
“Duhet me hangër patjetër, pavarësisht çmimit. Sa të jetë çmimi duhet me ble, se njeriu duhet me jetu”, theksoi Hamit Cakolli, qytetar.
Ndërkohë, shitësit në tregje kanë thënë për RTK-në se gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e menjëhershme e çmimeve të disa produkteve bazë, veçanërisht të specave dhe domateve.
Nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kanë thënë për RTK-në se mbrojtja e shportës së konsumatorit mbetet prioritet për këtë institucion. Sipas tyre, një nga faktorët që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve është rritja e çmimit të derivateve, si dhe varësia e lartë e tregut nga importi dhe kostot e transportit.
Në rast se konstatohet një rritje e çmimeve, një nga faktorët që mund të ndikojë është rritja e çmimit të derivateve në ditët e fundit. Po ashtu, një faktor tjetër është varësia e lartë nga importi, si dhe kostot e transportit që lidhen me furnizimin me derivate.
Ndoshta në kushte të tilla, kur oferta dhe kërkesa nuk bashkëveprojnë ose imponohen kushte për bashkëveprim shkaku edhe i nevojës për konsum, një ligj i mirëfilltë mbi caktimin e çmimit mbi produktet bazë do të ishte zgjidhje për të dalë nga një inflacion i cili do ta rëndonte në baza ditore xhepin e qytetarit.
Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë thirrje ndërmarrjeve dhe rrjeteve tregtare që të tregojnë përgjegjësi sociale dhe ekonomike, duke mos ndërmarrë rritje të pajustifikuara të çmimeve dhe duke mos krijuar panik te qytetarët për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe ekonomike në botë.
/RTK
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...