Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë qenë të bindur se Glauk Konjufca ka mbështetje më të madhe në Kuvend sesa Vjosa Osmani.
“Sikurse e kemi bërë të ditur, ne kemi qenë të bindur që Glauk Konjufca do të ketë më shumë mbështetje sesa Vjosa Osmani. Kjo për shkak të diskutimeve në grupin tonë dhe partnerët tanë që jemi në koalicion, ne e kemi ditur që Glauk Konjufca do t’i merr 66 vota”, ka thënë ajo në T7.
Nagavci, u pyet se pse kur VV nuk ka qëndruar në sallë për zgjedhjen e asnjë presidenti, ata tani mendojnë që opozita duhet të qëndrojë.
“LVV i ka pas gjithmonë qëndrimet e veta publike, sikurse e dini për emra specifik konkret kemi pas qëndime si subjekt politik..Është e ditur pse LVV ka kundërshtuar në atë kohë, ndërkohë në situatën që jemi nuk kemi dëgju asnjë arsye as nga PDK e as nga LDK”, tha ajo.
Ajo është pyetur se nga i doli 60 ditëshi Lëvizjes Vetëvendosje, duke u pyetur edhe për deklaratën e Hekuran Muratit që nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 4 mars vendi shkon në zgjedhje.
“Kah doli 60 ditëshi, është shprehimisht e cekur në kushtetutë, neni 82 pika parë që flet për shpërndarjen e Kuvendit. Unë besoj që Murati e ka thënë këtë për finalizimin dhe konstituimin sa më parë të Kuvendit të Kosovës, vitin e fundit e kemi humbur 1 vit për mos gatitshmërinë e deputetëe të opozitës për të votuar”, ka thënë Nagavci.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump