Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili theksoi se siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, por është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta punë çdo ditë.
“Mëngjesin e nisa me katër zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e Kryeqytetit. Siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë. Kryeqyteti vazhdon të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Rama.
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave