Vedat Muriqi po e kalon sezonin e tij personal më të mirin në karrierë, ndonëse skuadra e tij po përjeton krizë në rezultate.
Këtë edicion, sulmuesi kosovar ka shënuar 18 gola dhe gjendet i dyti në listën e realizatorëve, pas Kylian Mbappes.
“Pirati” është vetëm dy gola larg rekordit të Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas. Muriqi ka 52, kurse Eto’o 54.
Ndërkohë, Muriqi është në ndjekje të një tjetër rekordi, si futbollisti me më së shumti gola të shënuar për Mallorcan brenda një sezoni.
Rekordin e mban Guiza me 27 gola në sezonin 2007/08.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran