Në shkurt të vitit 2024, Trafiku Urban kishte njoftuar se ishte nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për blerjen e 30 autobusëve të rinj. Tash kur jemi në shkurt të 2026-s, nga Trafiku Urban thonë se ardhja e autobusëve të rinj është në fazën e fundit.
Pavarësisht zotimeve për 30 autobusë, përfshirë edhe ata elektrikë, që do të modernizonin trafikun urban, Prishtina vazhdon të përballet me vonesa në zbatimin e procedurave të prokurimit, për të cilat zyrtarisht thuhet se janë në fazën e fundit. Pas pritjes së vendimit të kuvendit komunal për aprovim të buxhetit, si dhe të buxhetit qendror, sipas tyre, hapet rruga për nënshkrimin e kontratës, si kusht i vendosur nga BERZH-i. Megjithëkëtë, një marrëveshje me BERZH-in për autobusët e rinj u nënshkrua dy vjet më parë.
“Në 6 mujorin e parë të këtij viti do të ketë autobus të rinj në komunën e Prishtinës. Autobusët e rinj do të vendosen në ato linja ku komuna e Prishtinës e sheh të arsyeshme”, tha Qëndrim Vitija, UD kryeshef ekzekutiv i Trafikut Urban.
E nga Vetëvendosje në Prishtinë po kërkojnë reformë në Trafikun Urban.
“Me këtë buxhet, është paraparë vetëm mbajtja e këtij trafiku kështu sepse është ndarë buxhet sa për t’i paguar vetëm operatorët privat, me të cilët kanë nënshkruar kontrata dhe asgjë më shumë”, tha Feim Osmani nga LVV në Prishtinë.
Ndërkohë që pritet përmirësimi i shërbimeve të transportit publik në kryeqytet, sindikata e Trafikut Urban kohë më parë doli me kërkesë për rritje pagash, duke paralajmëruar edhe grevë, e cila për momentin është pezulluar.
“Ne qëndrojmë prapa kërkesës që është dalë në opinion për rritjen e pagës, për plotësimin e premtimit”, tha Shaip Selmani kryetar i Sindikatës së re.
Derisa punonjësit e Trafikut Urban presin që kërkesat e tyre të shqyrtohen, nga kryetari i Prishtinës pritet të jetësohen premtimet për rritje dhe modernizim të transportit publik, përfshirë edhe autobusët elektrikë dhe logjistikën bashkëkohore./rtk
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...