Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka thënë se se nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.
Sipas saj, stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe se furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje.
Ministria ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme.
“Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se Ministria po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
“Institucionet do të vazhdojnë ta monitorojnë nga afër tregun për të garantuar stabilitet në furnizim dhe çmime të drejta për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...