Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se tentuan të bënin dallavere në testin për patentë shofer.
Siç ka njoftuar policia, një person kishte tentuar të hynte në testin me shkrim në emër të një personi tjetër.
“Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...