Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Sipas njoftimit, në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Rudolph e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe riafirmoi mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, një partneritet që tejkalon dimensionin bilateral dhe mbështetet në lidhje të forta politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë vendet tona. U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës sonë në Gjermani dhe i bizneseve të shumta që qytetarët tanë kanë ndërtuar atje, duke nënvizuar nevojën për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomike dhe të bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy vendeve.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për zhvillimet rajonale dhe procesin e dialogut, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të koordinimit dhe angazhimit për stabilitet dhe përparim në rajon.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Gjermaninë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...