Policia në Prishtinë ka identifikuar një kundërvajtës gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në trafik, i cili ka tejkaluar dukshëm kufizimin e shpejtësisë së lejuar.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është hasur duke qarkulluar me shpejtësi prej 124 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat ndëshkuese: gjobë prej 400 euro, katër pikë negative në patentë-shofer dhe ndalim i drejtimit të automjetit për nëntë muaj.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...