Këshilli Prokurorial ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje, anëtarja e zgjedhur nga radhët e prokurorive themelore, Elza Bajrami-Kastrati, ka bërë betimin solemn para Këshillit, duke marrë zyrtarisht detyrën.
Sipas njoftimit të KPK’së, është miratuar edhe kërkesa për pezullimin e përkohshëm nga detyra të prokurorit të shtetit, Milot Krasniqi, anëtar i Këshillit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesën e prokurores së shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Elza Bajrami, anëtare e sapozgjedhur e Këshillit, të cilët do të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të KPK-së.
Është miratuar edhe Rregullorja për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, “me qëllim të rregullimit të procedurave dhe garantimit të një procesi transparent dhe të drejtë zgjedhor brenda Këshillit”.
Njoftimi i plotë i KPK’së:
Prishtinë, 6 mars 2026 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ka mbajtur takimin e 287-të, ku anëtarët e KPK-së miratuan në tërësi rendin e paraparë të ditës dhe morën këto vendime, me ç’rast:
1. U informuan për pranimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me procesin zgjedhor të kandidates nga radhët e prokurorive themelore;
2. Miratuan raportin e Komisionit Zgjedhor për anëtaren e KPK-së nga radhët e prokurorive themelore të vendit;
3. Certifikuan rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor për zgjedhjen e anëtares prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore;
4. Pas certifikimit të rezultatit përfundimtar, anëtarja e zgjedhur nga radhët e prokurorive themelore, znj. Elza Bajrami-Kastrati, bëri betimin solemn para Këshillit, duke marrë zyrtarisht detyrën;
5. Miratuan Rregulloren për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me qëllim të rregullimit të procedurave dhe garantimit të një procesi transparent dhe të drejtë zgjedhor brenda Këshillit;
6. Shpallën thirrjen publike për paraqitjen e nominimeve për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila do të publikohet nga 9 marsi 2026 në faqen zyrtare të Këshillit;
7. Miratuan kërkesën për pezullimin e përkohshëm nga detyra të prokurorit të shtetit, z. Milot Krasniqi, anëtar i Këshillit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesën e prokurores së shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, znj. Elza Bajrami, anëtare e sapozgjedhur e Këshillit, të cilët do të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të KPK-së.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...