Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga aty, Kurti tha se familjes Jashari i detyrohen një angazhim të përjetshëm për të ruajtur dhe mbrojtur shtetin.
“Sot Kosova ka ushtrinë e saj që natyrisht është amanet i kryekomandantit Adem Jashari. Bashkë me kolegë nga ekzekutivi dhe legjislativi në ditën e dytë të përvjetorit të 28 të Epopesë së UÇK erdhëm këtu në Prekaz në këtë kryeqendër të kryengritjes shqiptare që të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta dhe t’ia kujtojmë dhe përkujtojmë vetes çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran, për lirinë e popullit”, tha ai.







Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...