Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar për herë të parë pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Në një postim në Facebook, Zulfaj ka listuar veprimet e VV-së gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! e respektoi Kushtetutën në plotni. 1. Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK dhe LDK së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat. 2. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit. 3. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë. 4. Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues”, thuhet në reagimin e tij.
Zulfaj ka akuzuar partitë opozitare për përpjekje për të humbur kohë përmes bojkotit./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër