Deputeti i PDK-së njëherësh kryetari i Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete Përparim Gruda, ka folur pas mbledhjes së këtij komisioni ku u shqyrtuan amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga ana e popullit.
Gruda deklaroi se ky proces është jokushtetues.
“Do të konsultohemi me Grupin Parlamentar, por procesi është jokushtetues. Ne nuk jemi në parim që të ndërrohet forma e zgjedhjes së Presidentit, por me këtë proces jo. Ky është një proces jokushtetues. Prandaj, ne do ta shqyrtojmë nëse do të marrim pjesë për të shkuar në seancë, për me i thanë qëndrimet tona ose jo. Por, seanca si e tillë është e papranueshme”, deklaroi Gruda njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së për Presidentin mbetet i njëjti.
“Nuk votojmë president partiak, nën diktatin e një force politike”, deklaroi ai.
LEXO EDHE:
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...