Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli

16:50 | 5 Mars 2026
Q L

Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka pranuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Haxhiu përmes një reagimi publik tha se këto amendamente synojnë të eliminojnë ngërçet politike që, sipas saj, po e pengojnë funksionimin normal dhe stabilitetin e institucioneve të vendit, shkruan Arbresh.info.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu u është bashkuar thirrjeve për mbështetjen e këtij propozimi në Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke ftuar deputetët që të votojnë amendamentet kushtetuese./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale