Kryemnisitri i Kosovëvs, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqëson një kthesë vendimtare në vetëdijen tonë kombëtare dhe bashkimin tonë popullor drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Historia e shteteve ndërtohet mbi ngjarjet që i hapin shteg të ardhmës. Marsi i vitit 1998 është një ngjarje e atillë. Në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars 1998 ndodhi një përballje aq e pabarabartë, por me domethënie kaq të jashtëzakonshme. Në analet e historisë e Evropës nuk mund të gjendet një rast i vetën kur për tri ditë e tri netë rresht i bën rezistencë një familje liridashëse autoktone një shteti policor e okupator. Ani se familja Jashari ishte rrethuar shumë fish nga mira forca të armatosura, të pajisura me makineri të rëndë dhe mjete ushtarake moderne të kohës, ata luftuan e qëndruan deri në fund duke dhënë jetën e tyre për lirinë e të gjithë neve. Për këtë familje kishte kuptim vetëm një gjë, liria, sepse asgjë nuk është e vlefshme sikur ajo. Këtë ngjarje bënë të pavdekshme vendimi ndërgjegjshëm i familjes për të qëndruar e për të mos u nënshtruar”, tha Kurti.
Sipas tij, burra, gra dhe fëmijët vendosën të mos ndaheshin nga kreu komandanti Adem Jashari.
“Ata qëndruan tok së bashku nga bindja se liria kërkon sakrifice e cila nis nga vetja. “Me 5 mars 1998, të rinjtë e familjes morën pozicionet e tyre me guxim. Gratë dhe vajzat furnizonin me municion pa ndërprerje. Ishte një qëndresë e organizuar e vetëdijshme dhe e përbashkët. Kullat e tyre u shndërruan në fortesë, familja në simbol të unitetit dhe vendosmërisë shqiptare, ndërsa Prekazi në kryeqendër të kryengritjes popullore. Pas atyre tre ditëve, lufta në Kosovë mori tjetër karakter. U rrit mobilizimi njerëzor, u forcua legjitimiteti i rezistencës dhe çështja e Kosovës mori vëmendje të madhe ndërkombëtare” tha Kurti.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...