Gardiani i Kosovës, Aro Muric i huazuar tek Sassuolo këtë edicion, ka qenë vendimtar në shumë ndeshje të klubit të tij këtë edicion në Serie A, ku me pritjet e tij skuadra italiane ka marrë rezultate pozitive.
Në prag të ndeshjes së marsit me Sllovakinë, ai ka treguar vlerat e tij edhe në takimin e fundit të Sassuolos ndaj Atalantas, shkruan Arbresh.info.
Sassuolo fitoi 2-1 teksa ishte me një lojtar më pak për më shumë se 75 minuta.
Portieri i Kosovës shkëlqeu në këtë ndeshje duke bërë gjashtë pritje, pesë nga to brenda zonës së rrezikshme.
Ai u vlerësua si lojtari i ndeshjes, teksa nga SofaScore pati notën 9.5. Ditën e sotme, Sassuolo ka publikuar një video me pritjet sensacionale të portierit dardan në këtë sfidë.
“Nuk e di më çfarë është normale”, shkruhet në postimin e klubit italian.
Në 26 ndeshje këtë edicion, Aro ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime. Sassuolo ndodhet në pozitën e nëntë me 38 pikë./Arbresh.info
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...
Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak
Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Ko...
Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për heroizmin...
Albin Kurti s’i flet Vjosa Osmanit në kuvend, Konjufca ia zg...
Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndr...