Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo ka pësuar një dëmtim mbrëmë në ndeshjen e La Ligas ndaj Getafes të cilën madrilen e humbën në shtëpi 0-1.
Ai u dëmtua në minutën e 66-të, por shtrëngoi dhëmbët dhe luajti deri në fund, por duket se kjo i ka shkaktuar problem për në vazhdim, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi ka dal me një njoftim sa i përket lëndimit të tij disa minuta më parë.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Rodrygo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe një këputje e meniskut lateral të këmbës së djathtë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ky lëndim do të mbaj gjatë jashtë fushave brazilianin, të cilit ia pamundëson rrjedhën e kampionatit si dhe humb mundësinë të marrë pjesë në Kupën e Botës më Brazilin e cila mbahet në qershor./Arbresh.info
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...