Konflikti mes Izraelit, Iranit dhe SHBA ka prekur edhe futbollin dhe një pjesë të lojtarëve shqiptar që luajnë në Izrael e Iran.
Njëri ndër ta është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasri Asani, i cili luan tek Esteghlal në Iran, shkruan Arbresh.info.
Pas konfliktit atij iu është mundësuar largimi nga vendi dhe për këtë ai ka dhënë detaje përmes një ‘instastory’.
Ai falënderoi klubin e tij që bëri gjithçka për të mundësuar largimin e tij nga ai vend i konfliktit, teksa uroi që kjo gjë të mbyllet sa më shpejtë.
“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet.”
“Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani, me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt, meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani.
Asani me klubin ka realizuar shtatë gola dhe një asistim në ligën iraniane ku skuadra e tij deri në këtë moment prinë në tabelë./Arbresh.info

Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...